Telegrafi

Skuadra angleze që pëson gola qesharak, por tri të fundit i pësoi nga i njëjti kundërshtarë dhe janë identike (Video)

Shumë shpesh kemi parë gola qesharak, kur portieri gjuan topin dhe pa dashje godet një kundërshtar dhe topi mbaron në rrjetën e tij. 

Kjo mund t’i ndodh çdo portieri.

Por nëse kjo i ndodh tri herë në një vit të njëjtës skuadër, është koincidencë e rrallë, por nëse golat pësohen nga i njëjti rival, atëherë është vërtet për të mbetur gojëhapur.

Kjo i ka ndodhur Notts Countyt në Angli, në tri përballjet e fundit me Cambridge.

Ata kanë pësuar tre gola identikë, të pabesueshëm, me tre portierë të ndryshëm në portë. /Telegrafi/