Site icon Telegrafi

Skriniar i lumtur me aventurën parisiene: Dua t’i bëj të lumtur të gjithë

Milan Skriniar iu bashkua Paris Saint Germain këtë verë nga skuadra italiane Inter.

Mbrojtësi sllovak ishte kërkuar me ngulm ndër vite nga PSG, por në afatin kalimtar të verës iu bashkua atyre si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin zikaltër.

Skriniar është një titullar i padiskutueshëm te PSG derisa ai ka folur për periudhën e tij në Parc de Princes nga grumbullimi ku po qëndron me përfaqësuesen e Sllovakisë.

28-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me aventurën e tij në kryeqytetin francez, teksa ka deklaruar se dëshiron që t’i bëj të lumtur tifozët e PSG-së.

“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne dëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive”.

Lexo po ashtu Skriniar: Paris Saint-Germain, një nga ekipet më të mira në botë

“Jam i bindur se skuadra do të vijë në rritje përgjatë sezonit”, deklaroi mbrojtësi sllovak.

“Dua të luaj sa më shumë sepse kam si objektiv të bëj të lumtur tifozët e PSG dhe të vërtetoj se kam çfarë t’i jap këtij klubi”, u shpreh Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version