Skrabi lejon një përthithje më të mirë gjatë trajtimeve të kozmetikës në lëkurë.
Mund të përdoret për:
– Hidratim të lëkurës
– Përgatitje të lëkurës suaj gjatë ekspozimit në diell
– Pas ekspozimit në diell
– Para depilimit, për të lehtësuar heqjen e qimeve
– Para një masazh i relaksues
– Pas një muaj për të lehtësuar përshpejtimin ose rigjenerimin e qelizave
– Në çdo sezon
– Për relaksim
Nga skrabi lëkura ka shumë përfitime. Më e rëndësishmja është që, ai heq qelizat e vdekura duke eliminuar ashpërsinë dhe duke e bërë të duket më e re.
Skrabet duhet të kenë patjetër përmbajtje vajrash natyrale dhe esenciale pasi këto ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Në të njëjtën kohë ato ndihmojnë në eliminimin e celulitit dhe tonifikim.
Nëse aplikohet disa minuta para depilimit ndihmon në eliminimin e qimeve të mbetura nën lëkurë. /Telegrafi/