“Në parlamentin e sotëm ekziston shumica e nevojshme për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës, por edhe që të mos rrezikohet besimi i qeverisë aktuale”, vlerëson sekretari i përgjithshëm i SYRIZA-s dhe ish-ministër, Panos Skourletis.
Skourletis në një intervistë për televizionin “Alfa”, sqaron se Marrëveshja e Prespës dhe qëndrimi në pushtet në qeverinë aktuale, janë dy çështje që ndërlidhen mes vete.
“Kjo qon në faktin se ekziston shumica e nevojshme dhe për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, por ekziston edhe shumicë në parlamentin e sotëm që të mos kërcënohet besimi i qeverisë”, thotë Skourletis.
Në lidhje me atë se kur marrëveshja do të vendosej në rend dite në Parlamentin grek, Skourletis thotë se periudha e saktë kohore do të përcaktohet varësisht nga ajo se kur nga ana jonë do të përmbushen detyrimet e parapara.
Sekretari i përgjithshëm i SYRIZA-s, vlerëson se edhe krahas pakënaqësive të shprehura nga partneri i koalicionit, Panos Kamenos, megjithatë, qeveria do ta tejkalojë këtë problem.
“E kuptoj dhe nuk e nënvlerësoj këtë, kur një nga dy partnerët e koalicionit kohë pas kohe del dhe thotë se do të krijoj pengesa në procesin e votimit të marrëveshjes konkrete, ky është problem i madh, por vlerësoj se do ta tejkalojmë dhe do të na jepet mundësia që të ballafaqohemi me problemet tjera serioze të vendit, por edhe për shumicën e qytetarëve”, tha Skourletis./Telegrafi/