Skocia ka rivendosur bllokimin për shkak të përhapjes së shpejtë të një lloji të ri të coronavirusit, prandaj shkollat në këtë vend do të qëndrojnë të mbyllura deri në shkurt.
Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon ka raportuar se masat e reja kufizuese hyjnë në fuqi sonte në mesnatë, duke kërkuar që banorët të qëndrojnë brenda dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.
U urdhërua gjithashtu që të shmanget grumbullimi në hapësirë të hapur, ndërsa qytetarët u lejuan të takoheshin vetëm me një person nga një familje tjetër, raporton bbc.
Të gjitha shtëpitë fetare në Skoci do të mbyllen gjithashtu dhe ushtrimet në grupe në palestra dhe qendra të tjera të fitnesit janë të ndaluara. Shkollat qëndrojnë të mbyllura deri në muajin shkurt, ndërsa orët mësimore do të mbahen në internet.
Masat e reja qëndrojnë në fuqi deri në shkurt dhe do të jenë nën vëzhgim të fortë nga policia dhe inspektimet skoceze. /Telegrafi/