Site icon Telegrafi

Skocezët pinë 46 litra vodkë

Studimi është bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë të Skocisë, ndërsa përfshin periudhën shtator 2008 – shtator 2009, ku respodentët ishin personat në moshë mbi 18-vjeç.

Sipas një përllogaritjeje, bëhet e ditur se një person i rritur në Skoci brenda vitit ka blerë rreth 12.2 litra të alkoolit të pastër – që sipas Ministrisë është i barabartë me 130 shishe venë për person.

Qeveria e Skocisë tashmë është duke u përpjekur të përcaktojë çmimin më të ulët të alkoolit, dhe në këtë mënyrë të parandalojë konsumimin e tepërt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version