Site icon Telegrafi

Skllavja e seksit lirohet nga zinxhirët, përdhunohej prej dy muajsh nga vrasësi serik (Video)

Ky është momenti kur një grua që ishte marrë peng si skllave seksi, lirohet nga zinxhirët që ishte lidhur prej vrasësit serik.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2016. Këto pamje janë bërë publike së fundmi nga autoritetet amerikane.

Më 3 nëntor 2016, policia shkoi në shtëpinë e vrasësit serik Todd Kohlhepp për të kërkuar Kala Brown dhe të dashurin e saj, pasi çifti ishte zhdukur për rreth 2 muaj. Nga verifikimet e policisë, rezultoi se celulari i 30-vjeçares tregonte se ajo ka qenë në atë zonë kur u zhduk.

Policia gjeti 30-vjeçaren Kala Brown, që ishte rrëmbyer nga Todd Kohlhepp, i cili e kishte mbyllur brenda një kontejneri në pronën e tij dhe e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Efektivët e policisë thanë se kishin dëgjuar të bërtitura që vinin nga brenda kontejnerit. Pasi hapën dyert, aty zbuluan gruan që ishte lidhur me zinxhirë dhe mbahej peng për 2 muaj.

Autori kishte marrë peng edhe të dashurin e 30-vjeçares, Charlie Karver, përcjell tvklan.al.

Ky i fundit ishte vrarë nga rrëmbyesi, i cili e kishte qëlluar tre herë me armë në kraharor, e kishte mbështjellë me tapet dhe e kishte varrosur.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe e dashura e tij, e cila kishte parë të gjithë skenën e dhimbshme. Ajo tha gjithashtu se në atë zonë ka disa trupa të varrosur, që dyshohet se janë vrarë nga Todd Kohlepp.

Vrasësi i kishte treguar asaj se kishte ekzekutuar një çift të martuar dhe kishte vrarë 4 persona të tjerë.

Autori Todd Kohlhepp u arrestua nga policia dhe pranoi të bashkëpunonte duke treguar të gjitha krimet e tij.

Exit mobile version