Site icon Telegrafi

“Skllav, vrasës, provokator i Novi Sadit”, Sali Berisha përplaset ashpër me Imer Mushkolajn

Vazhdon të jetë i ndezur debati për situatën brenda Partisë demokratike në Shqipëri.

Përplasje e ashpër në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj.

Berisha e ka konsideruar të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij derisa ishin në një protestë paqësore te selia e PD-së.

Ndërsa Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.

“Më së paku ju duhet të flisni për dhunën në protesta. Ju duhet të kujtoni se me 21 janar para disa viteve keni vrarë katër protestues që ishin po ashtu në një protestë paqësore”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.

“Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt.

“Me Beogradin që keni bashkëpunuar ju kur keni qenë president”,  i është kundër përgjigjur Mushkolaj Berishës.

“Nëse i thua protestë paqësore asaj që u hodhën plumba në Kryeministri, ti s’ke as minimumin e integritetit njerëzorë, ti je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë”, ka vazhduar Berisha.

“Nëse unë jam skllav, ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997”, ka vazhduar Mushkolaj./Telegrafi/

Exit mobile version