Telegrafi

Skivi sjell bashkëpunimin e ri

Pas ”Kijametit”, që reperi i njohur nga Prishtina ka sjellë bashkë me Genën, Skivi tashmë ka sjell bashkëpunimin e ri në bashkëpunim me Mërgim Mjekun.

“Sytë e saj”, titullohet kënga më e re e këngëtarit , të cilin e ka shoqëruar me video të veçantë.

“E vetmja gjë që mundem me zbuluar është se bashkëpunimi do të flet për “fuqinë”, dhe do të vij shumë shpejt”, kishte thënë për Reload të RTV Dukagjinin, Skivi.

Ky i fundit së bashku me Fisin është përkujdesur për ta shkruar tekstin gjersa është prodhuar nga Gertit GmbH.

Theksojmë se instrumentalin e ka bërë Mariglen Boja gjersa miksimin Mariglen Boja.

Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/