Pas ”Kijametit”, që reperi i njohur nga Prishtina ka sjellë bashkë me Genën, Skivi tashmë e ka gati një bashkëpunim të ri.
I ftuar në emisionin “Reload” të RTV Dukagjinit, reperi ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë bashkëpunimin e ri pa dashur të zbulojë kohën.
“E vetmja gjë që mundem me zbuluar është se bashkëpunimi do të flet për “fuqinë”, dhe do të vij shumë shpejt”, ka thënë Skivi, përcjell Telegrafi.
Skivi është shprehur shumë i kënaqur në bashkëpunimin me Genën në projektin “Kijameti”, projekt ky që nga 9 qershori kur është publikuar, ka kaluar tashmë milionëshin e parë.
“Jam shumë i kënaqur me “Kijametin”, gjithandej shpërndarje në portale po shoh”, ka thënë ish-pjesëtari i “Skillzave”.
I pyetur nëse do t’i kyçet politikës, Skivi është shprehur “pro” inkuadrimit të artistëve në jetën politike.
“Mendoj se ka nevojë që artistët ti kyçen politikës, por unë personalisht nuk po mendoj një hap të tillë”, ka përfunduar Skivi mendimin e tij për politikën. /Telegrafi/