“Skillz” ishin një prej grupeve muzikore më ikonike në skenën shqiptare. Çdo këngë e tyre ishte një hit e koncerte të panumërta.
Mirëpo, papritmas në vitin 2012 ky grup vendosi ti ndaj rrugët, pasi që Ledri u largua nga muzika.
“Normal që e kam pritur keq ndarjen. Normal jo shumë keq por as mirë. Mund të them keq. Më ka ardhur keq për njerëzit që emrin “Skillz” e kanë pasur në tatuazhe. Ata persona janë detyruar të shlyejnë ato tatuazhe”, deklaroi Skivi, përcjell Telegrafi.
Rreth kësaj periudhe, Skivi si krijues i kësaj skuadre në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, rikujtoi këtë moment duke treguar se e kishte përjetuar jo mirë.
Më e rëndë për të në atë periudhë ishte edhe rikthimi i Ledri si solo artist, e teksa raporti u rregullua më vonë e madje janë takuar.
Madje, mund të ndodh të vij edhe një duet mes tyre në të ardhmen.
“Jeta ështe e gjate dhe ne jemi të ri ende. Asgjë nuk ka ardhur, çfarë do të vjen!”, deklaroi më tej Skivi.