Reperi i njohur Skivi është ndër reperët më të pëlqyer dhe të kërkuar të momentit.
Ai ka me mijëra fansa në rrjetet sociale, të cilët ndjekin hap pas hapi veprimtarinë e tij më të fundit në karrierë dhe jetën personale.
Skivi ka filluar të merret me hip hop qysh në kohën e adoleshencës, gjersa dashuria e tij për këtë zhanër të muzikës vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.
Stili i të qenit reper karakterizohet me veshje të gjëra, si dhe pantallona të lëshuar, gjë që reperi në fjalë e posedon këtë stil në çdo paraqitje.
Por mesa duket, lëshimi i pantallonave nuk mirëpritet edhe aq mirë nga familjarët e tij, të cilët i japin kritika për veshjen.
Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i veshur në stilin e tij tipik reper, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka treguar diçka interesante,
“Dajt po ankohen, përvjeli pantallonat nip” (sic), shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/