Telegrafi

Skivi: Kam problem derisa të gjej femrën e duhur, ato që kanë qenë te unë zbuluan lidhjet

Reperi Visar Shala, i njohur me emrin artistik Skivi, ka paralajmëruar se kanë një projekt të veçantë me Doksin që do ta lansojnë së shpejti.

Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se “mezi janë duke duruar” për ta lansuar për këtë projekt, pasi sipas tij tregu është bërë i pamëshirshëm.

“Një ide po ta dëgjon dikush e tani po shkon po bënë diçka të ngjashme”.

Reperi thotë se është munduar ta ruaj jetën personale ndër vite por sipas tij gjatë viteve të fundit ka “dështuar” në këtë drejtim.

“Nuk kam mundur të fsheh asgjë, pasi ato që kanë qenë te unë kanë pas dëshirë të dalin për dallim nga unë që kisha dëshirë të mbajë të fshehtë lidhjen. Kështu që derisa sa të bie në personin e duhur është pak problem. Duhet kohë por s’është problem”.

Ai thotë se aktualisht nuk është në ndonjë romancë dashurie./Telegrafi/