Telegrafi

Skivi dhe Cozman shtyjnë publikimin e videoklipit (Foto)

Reperët Skivi dhe Cozman kanë paralajmëruar se do të sjellin projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Shoqnia”.

Videoklipi i paraparë të publikohej sot (e enjte) në orën 19:00, është shtyrë për nesër në orën 16:00, bën të ditur Skivi përmes një postimi në Instagram.

Arsyeja që klipi nuk mund të publikohet sot janë disa probleme të vogla teknike, gjersa nesër do të gjendet patjetër në kanalin YouTube.

Reperi Shala ka kërkuar mirëkuptim nga fansat, teksa ka thënë se me publikimin e videoklipit nesër (e premte) nuk do të zhgënjehen. /Telegrafi/