Telegrafi

Skivi brenda dy javësh sjell projektin e ri bashkë me Doksin dhe Florianin

Reperi Visar Shala, i njohur me emrin artistik Skivi, së fundmi ka sjellë një bashkëpunim me Donjetën të quajtur “Menemadhe”.

Kënga e cila ka rreth 2 javë që është publikuar në Youtube, tashmë është në prag të milionëshit të parë.

Skivi ka qenë i ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini për të folur për bashkëpunimin e fundit dhe projektet që ai premton se do të sjellë shumë shpejt.

Reperi ka vlerësuar lartë talentin e Donjetës, ndërsa duke folur për tekstin e këngës ai ka thënë se dikush që i futet repit, nuk është reper nëse nuk di të shkruaj.

“Pjesët e mia të tekstit padyshim që i kam shkruar vet”, ka shtuar më tej ai.

Skivi ka treguar se xhirimet janë realizuar komplet në Prishtinë nga kompania “Imagine”.

Lexo po ashtu Skivi dhe Donjeta sjellin bashkëpunimin ri "Menemadhe"

Reperi ka thënë se tashmë ka krijuar edhe studion që do ta drejtoj vet ai me disa bashkëpunëtorë.

Visar Shala po ashtu ka premtuar se brenda dy javësh do të vjen projekti më i ri në bashkëpunim me Doksi dhe Florianin./Telegrafi/