Site icon Telegrafi

Skitari më i mirë i vitit

Dardan Pupovci ka mbledhur 397 pikë dhe pothuaj gjatë tërë vitit që po e lëmë pas ishte më i suksesshëm në Kupat alpine si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Pas Dardan Pupovcit renditen: Dorina Mema (Alpi) 358 pikë, Dea Aligjiku (Alpi) 279, Art Kotorri (Peja) 275, Egzon Xharravina (Pashtriku) 270, Eron Burri (Alpi) 261, Adea Kollqaku (Rusolia) 244, Genta Domi (Pashtriku) 235, Eordejt Pupovci (Alpi) 206 dhe Venesa Gjurkaj (Peja) me 200 pikë. Klubi më i suksesshëm shpallet KS Alpi nga Peja, ndërsa trajneri më i mirë Agim Pupovci. Epiteti i gjyqtarit më të dalluar i takoi Ernest Sefaj, kurse punëtori më i vyeshëm i vitit është Shyqeri Mema, raporton Zëri.

Në kategorinë e shpresave te femrat e para doli Blerta Mekaj me 200 pikë, kurse pas saj renditen Arba Pupovci 200, Fiona Hoti 200, Adea Haxhidauti 171, Lirka Deva 162, Rona Kokaj 161, Era Deva 160 dhe Aulona Demaj 154 pikë. Te meshkujt më i dalluari është Arbi Popuvci me 270 pikë, kurse pas tij renditen: Euro Kapuqi 226, Gentonis Kelmendi 222, Bashkim Gashi 200, Liri Kelmendi 175, Arb Rudi 162, Donat Daci 162 e Art Selimaj me 158 pikë. Trajner më i dalluar te pionierët është Sehar Gjurkaj, kurse te juniorët Milot Vokshi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version