Site icon Telegrafi

Skitari Albin Tahiri i 45-ti nga 113 garues në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzo, disiplina e sllallomit të madh

(Foto: Facebook/KOK)

Albin Tahiri është renditur në vendin 45 në disiplinën e sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.

Garën nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.

Nga 113 garues, 78 sosh arritën t’i përfundojnë të dyja lëshimet, ndërsa të tjerët gabuan në lëshimin e parë ose të dytë.

Garën nuk e përfundoi as Fiona Rusta Blaka në konkurrencën e femrave, disiplina e njëjtë. Ajo gaboi në lëshimin e parë.

Gara e sotme ishte e para për skitarët tanë në botërorin e Cortinas, ndërsa deri në fund të kampionatit do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit.

KOK iu uron më shumë fat skitarëve tanë në disiplinën e sllallomit.

Exit mobile version