Kanë kaluar më shumë se 25 vite nga 1989 kur profesori KLEANTHOUS ka prezantuar-futur në botën kozmetologjike pajisjen ULTRASOUND, që ka qenë zgjidhja për përbërësin e zbuluar C.S.M – molekulat përkrahëse të qelizave (cells supporting molekules) për të i injektuar-futur ne brendi të lëkurës pa pasur nevojë për ‘’skalper’’.
Sot pajisja më moderne dhe efikase KLEANTHOUS SONOSTAR MATRIX e bekuar me bio-rezonance terapi dhe frekuenca të dritës që përputhen me nevojat e lëkurës është në dispozicion me 22 programe për kozmetologet/ët anë e mbanë botës.
Në Kosovë ekskluzivitetin për shërbime dhe produkte e mbanë Éclat Institut de Beauté.
KLEANTHOUS në vazhdimësi vëmendje të lartë i ka kushtuar hulumtimit dhe si rezultat ka bërë një zbulim epokal që quhet SKINTONE e që pavarësisht nga mosha dhe tipi i lëkurës, vepron mu në bërthamë të ripërtëritjes së lëkurës: QELIZAT
Ky koncept i kujdesit ndaj lëkurës është tejet efektiv falë përmbajtjes së molekulave mbështetëse të qelizave (c.s.m.) e zbuluar dhe patentuar nga KLEANTHOUS të cilat janë bartës të informacionit të nevojshëm për rritje të shëndetshme të qelizave.
SKINTONE-KURË: përbëhet nga 6 seanca dhe produkte për kujdes shtëpiak që zgjasin efektin. Secili përdorim ka 3 shtresa të molekulave përkrahëse nga maska, ampula dhe sono-krema, të cilat futen në lëkurë përmes ultrazërit. Bio-rezonanca pastaj optimizon balancën e energjisë së lëkurës, përmirëson transportimin e substancave aktive. Hapi i fundit i tretmanit është masazhi hapësinor KLEANTHOUS, i aplikuar me aku-shtypje.
Efektet e menjëhershme të trajtimit:
▪ minimizon rrudhat
▪ forcon lëkurën përreth syve
▪ pakëson zgjerimin e kapilarëve në lëkurë
▪ pakëson elastozën
▪ shportat nën sy zbuten
▪ lëkura e lirë përforcohet
Për më shumë KLEANTHOUS ofron trajtime unike kozmetike dhe linja të produkteve për kujdes ndaj lëkurës që premtojnë rigjenerimin afatgjatë të lëkurës, pavarësisht problemeve!