Telegrafi

Skijimi për jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur

Shkencëtarët nga Koreja e Jugut kanë zbuluar që kënaqësia që ofron skijimi është një arsye e mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, edhe atë në një afat të gjatë.

Studimi përfshiu 279 persona gjatë sezonit të skijimit. Ata plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me disponimin e tyre, ndjenjën e kënaqësisë dhe nivelin e aktivitetit fizik. 45 për qind e prej tyre merreshin me snoubord, 40 për qind me skijim dhe 15 për qind me të dyja aktivitetet.

Personat të cilët kishin më shumë avantazhe për shëndetin emocional, ishin ata që më së shumti kohë kalonin në skijim.

"Luajtja është po aq e rëndësishme për të rriturit sa është për fëmijët", theksoi udhëheqësi i studimit dr. Hyun-Woo Lee, duke shtuar se "lumturia kryesisht varet nga aktivitetet tona, dhe prandaj duhet t’i zgjedhim ato me kujdes."

Është interesante se rezultatet treguan që skijimi është më efektiv për mirëqenien emocionale se sa snoubordi.

Studimet e mëparshme kanë treguar se aktiviteti fizik ka një fuqi çudibërëse në përmirësimin e disponimit, parandalimin e depresionit dhe forcimin e vetëbesimit, dhe ky hulumtim e vërteton këtë edhe një herë. /Telegrafi/