Site icon Telegrafi

Skifterat tallen me Intelektualët për lojtarin serb të Dritës

“Qe disa ditë ai po stërvitet rregullisht me Dritën dhe është mirëpritur shumë mirë. Ai është qytetar i Kosovës, dhe si i tillë është trajtuar i barabartë me futbollistët e tjerë që kamë në dispozicion”, kishte deklaruar ditë më parë për Arenën i pari i gjilanasve. Rivaliteti i madh i dy tifozërive nga i njëjti qytet është tejet i madh. E, ardhja në prova e futbollistit serb te Drita, ka ngjallur reagime të mëdha te tifozët ‘Skifterat’.

Ata kanë publikuar lajmin në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, duke kundërshtuar ardhjen e tij dhe u tallur me tifozët ‘Intelektualët’. “Ata i fyenin vëllezërit tanë vetëm pse ata jetonin në tokat shqiptare që, fatkeqësisht të okupuar nga shteti serb. Ju thoni dashuri për Serbi, vetëm pse ata kishin targat e atij shteti. Ndërsa, sot ata po përkrahin një lojtar serb në ekipin e tyre. Patriotë se jo mahi. Respekt për minoritetet nuk e kemi thënë ne kot, tani vetëm sa po i shtojnë yjet në emblemë”, ishte e shkruar në faqen e tifozët të Gjilanit, drejtuar atyre të Dritës. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version