Telegrafi

Skiatorja Lara Gut spekulohet si e dashura e re e Valon Behramit

Valon Behrami thuhet se ka një të dashur të re dhe ajo është skiatorja zvicerane, Lara Gut.

Në muajin shkurt, futbollisti shqiptar i dha fund lidhjes 12-vjeçare me Elena Bonzanin dhe tashmë flitet për një lidhje të re.

(Foto: Getty Images)

Mediat italiane, si Corriere e Il Mattino, raportojnë se ai ka nisur një romancë me sportisten 26 vjeçare.

Ndërsa konfirmimin e ka bërë vet Gut përmes një postimi në rrjetet sociale, ku një pjesë ia kushton mesfushorit të Udineses.

“Në vitet e fundit vazhdimisht jam ndier sikur më mungon diçka, ishte një ndjenjë e papërmbushjes dhe gjithmonë kam menduar se kishte të bënte me skijimin”.

“Këtë dimër e kuptova se cila pjesë më mungonte dhe nuk kishte të bënte me sportin: Por quhet dashuri”.

(Foto: Getty Images)

“Me Valonin e gjeta forcën për qenë në një lidhje dhe për të pasur dikë pranë që ta mban dorën dhe nuk të lë asnjëherë vet”.

Lara ka një karrierë të suksesshme që ka kulmuar me triumfin në Kampionatin Botëror 2016 dhe me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochii.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse në muajt e fundit ka pasur probleme me lëndime, ajo është e vendosur për të vazhduar sukseset në të ardhmen. /Telegrafi/