Skiatori që iu ngri organi gjenital në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ka thyer heshtjen pasi ka reaguar ndaj një artikulli.
Remi Lindholm ndau një postim në Instagram në historinë e tij duke detajuar situatën e tij fatkeqe, dhe Lindholm e shoqëroi atë me një emoji.
Lindholm kishte qenë duke konkurruar në garën e skive 50 kiolmetra për meshkuj të shtunën kur ndodhi incidenti.
Megjithatë, ngjarja ishte ndaluar tashmë në 30 kilometra – për shkak të kushteve të pafavorshme të motit – por kjo nuk e ndihmoi Lindholm.
Skiatori finlandez e përshkroi dhimbjen si ‘të padurueshme’ teksa ai foli edhe për garën e shkurtuar në debutimin e tij olimpik.
“Mund ta merrni me mend se cila pjesë e trupit ishte paksa e ngrirë kur mbarova… ishte një nga garat më të këqija në të cilat kam qenë”, deklaroi Lindholm pas ngjarjes.
Rrobat e lëkurës të veshura nga skiatorët ofrojnë pak mbrojtje ndaj të ftohtit dhe skiatorët mbajnë ngrohtësi duke lëvizur gjatë garës.
Lindholm shtoi: “Kur pjesët e trupit filluan të ngroheshin pas përfundimit, dhimbja ishte e padurueshme”.
Megjithatë, Lindholm po luftonte me problemet e tij më tej në fushë. Alexander Bolshunov i ROC mori medaljen e artë në këtë ngjarje, e treta e tij në lojërat olimpike. /Telegrafi/