Një helikopter me anëtar të ekipit të shpëtimit, ka arritur me sukses ta largoj nga rreziku një skiator i cili në Alaskë u sulmua dhe kafshua nga ariu i murmë.
Burri që ishte pjesë e një grupi të alpinistëve po ngjiteshin në malin Hayens, e gjatë rrëzimit pësoi lëndime në kokë dhe duar, transmeton Telegrafi.
E pasi që humbi vetëdijen, disa minuta më pas e zgjoi ariu që nga frika se do t’ia sulmojë të vegjlit e kafshoi.
“Kur ariu sulmoi skiatorin, ai në një moment e kuptoi se është më mirë të shtiret si i vdekur, që në fakt rezultoi të jetë një ide e mirë në ato rrethana”, ka thënë për CNN, biologu Carl Coh.
https://www.youtube.com/watch?v=_Lx1bKDM-50&feature=emb_title
Helikopteri me ekipin e shpëtimit e gjetën burrin e sulmuar dhe dy skiatorë tjerë rreth 10 kilometra në veriperëndim të Haynes, në një lartësi mbidetare prej 490 metrave.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipi i shpëtimit panë burrin që ishte këndell, e dy skiatorët e tjerë u është ofruar ndihma e parë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Me ndihmën e pajisjeve të tyre për komunikim satelitor kanë konstatuar koordinata precize të GPS-së si dhe lartësinë mbidetare. Gjithashtu, është e rëndësishme që skiatorët kanë pasur ngjyra të theksuara në rroba që ua lehtësuan punën pilotit për t’i identifikuar”, ka bërë të ditur piloti Will Sirokman. /Telegrafi/