Skijimi për pak sa nuk i kushtoi me jetë një të riu në Rumani, i cili derisa po lëshohej shtegut – pasi tij vraponte një ari.
Skiatorët tjerë që ishin në teleferik po vëzhgonin tërë situatën nga lartë. E siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ariu i ishte vënë pas skiatorit që fillimisht nuk e vëren që ka pas shpinës kafshën e egër, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë të riut iu kujtua që në shpinë kishte një çantë të cilën e hodhi në tokë, me qëllim që ta shpërqendrojë ariun që assesi nuk dorëzohej.
Megjithatë në fund skiatori arrin të largohet, e ariu ndalet për të parë se çfarë ka brenda çantë – e sipas ekspertëve të kafshëve të egra ariu ishte i uritur dhe me çdo kusht tentonte të siguronte ushqim. /Telegrafi/