Site icon Telegrafi

Skiatorët e Kosovës vijnë me lajme të mira nga Turqia

Skiatorët e Kosovës bënë paraqitje të mirë në disiplinën e sllallomit në garën Erzurum të Turqisë.

“Rezultatet janë të kënaqshme, por asnjëherë nuk do ndalemi rreth synimit për të rrëmbyer ndonjë medalje nga këto gara”, thuhet nga Federata e Skitarisë e Kosovës.

Në konkurrencën e femrave, Venesa Gjurkaj zuri vendin e dhjetë me kohë të kaluar 2:26.46 minuta, ndërsa Adea Kollqaku është e 11-ta me kohë 2:29.43.

Ndërkaq, te meshkujt, në vend të gjashtë renditet Albin Tahiri me kohë 1:51.22 minuta, ndërsa Euron Kapuqi është i 29-ti (2:22.08) dhe Dardan Pupovci në pozitën e 30-të (2:22.99).

Exit mobile version