Katër muaj më parë publikoi videon e këngës “Tradhtare”, dhe sot ka sjell klipin më të ri.
Skerdi ka sjell projektin e ri muzikor në tregun shqiptar.
“Show”, titullohet kënga e re, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.
Këtë të fundit e ka realizuar video kompania e mirënjohur, Max Production.
Kënga e re është krijim i “Redbox Entertainment”, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Skerdi.
Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/