Këngëtari i me zë të veçantë, Skerdi, pritet të vijë sërish me projekt të ri.
Ai që i bëri hit këngët “Messi” dhe “Faje” me Gjikon tash po vjen me projekt të ri.
Potenca vokale e Skerdit pritet të vijë në një formë tjetër, pasi tashmë ai po vjen me projektin e ri.
Nuk dihet nëse ai do të vijë me bashkëpunim apo me këngë solo, por kënga pritet të jetë sukses.
Kjo pasi projekti po punohet në shtëpinë e hiteve, RedBox, nga BigBang.
Klipi do të vijë po ashtu nga Skerdi, por nuk dihen bashkpuntorët tjerë të projektit.
Skerdi njihet për performimin e hitit “Faje”, ku ai këndon refrenin kurse Gjiko repturën. /Telegrafi/