Telegrafi

Skerdi publikon klipin e këngës “Jemi nda”

Skerdi (Foto: Instagram/SkerdiAgo)

Skerdi Ago e ka lansuar këngën e re të shoqëruar me videoklip, e cila mban titullin “Jemi nda”.

Prapa kësaj kënge qëndron producenti i hiteve të shumta Big Bang, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli.

Projekti është realizim i shtëpisë së njohur incizuese Redbox Entertainment, ndërsa videoja muzikore është xhiruar me regji të Jaydee.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse flet për një dashuri të humbur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Skerdi

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale për këngën e re, Skerdi ka shkruar: “Shpresoj t’ju pëlqejë”.

Kantautori kësaj radhe ka ardhur solo pas dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme. Në muajin dhjetor, ai erdhi në duet me Nora Istrefin dhe pastaj me Sin Boy.

“M’ke mungu” në bashkëpunim me këngëtaren e shumëpëlqyer ka arritur mbi 5.4 milionë shikime në YouTube, derisa dueti me reperin shqiptar që jeton në Greqi numëron afro 4.8 milionë shikime në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/