Telegrafi

Skerdi paralajmëron këngën e re, është bashkëpunim

Foto: Instagram

Reperi nga Shqipëria, Skerdi, tash e një kohë ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

Ai bën të ditur se po vjen me një bashkëpunim, dhe duket se ka bashkuar forcat për herë të parë me artisten nga Malisheva, Donjeta Morina.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat e shumtë në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Falma me Donjeta Morinën, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndërkohë, reperi në fjalë mori edhe shumë reagime pozitive nga fansat, duke e përgëzuar për zgjedhjen që bëri.

Lexo po ashtu Skerdi dhe Vesa martohen së shpejti

Veç tjerash, artisti shqiptar po e shijon lidhjen disavjeçare me prezantuesen kosovare, Vesa Rama.

Me këtë të fundit pritet të martohet së shpejti, teksa javë më parë dha lajmin e bukur se do bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/