Site icon Telegrafi

Skerdi dhe Teuta Selimi të premten publikojnë bashkëpunimin

Foto: Skerdi/Instagram

Dy këngëtarët e njohur, Skerdi dhe Teuta Selimi, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim muzikor.

Dyshja e njohur përmes një postimi në Instagram, kanë njoftuar fansat se nesër do të publikojnë projektin e përbashkët muzikor.

“Nesër ora 18:00 “M’ke rrejt ft Teuta Selim”, ka shkruar Skerdi sipër një imazhe, ku shihet përkrah këngëtares së njohur.

Foto: Teuta Selimi/Instagram

Projekti është punuar në studion e “Red Box” nga Big Bang-u dhe Valon Aziri, se çfarë kanë përgatitur artistët mbetet të shihet.

Kujtojmë që “Amelia” është kënga e fundit e Skerdit, ndërsa “Ja Fala”, mban titullin projekti që solli së fundmi Teuta Selimi, e që erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip. /Telegrafi/

Exit mobile version