Telegrafi

Skerdi dhe Nora publikojnë hitin e ri “M’ke Mungu”

Skerdi dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

Projekti i ri i këngëtarit të cilësuar si “The Weeknd” shqiptar vjen në super bashkëpunim.

Është Nora Istrefi ajo që gjendet në projektin e ri të këngëtarit karakteristik.

Kënga titullohet “M’ke Mungu” dhe është punuar në shtëpinë e hiteve, nga producenti i madh shqiptare, BigBang.

Se projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip.

Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit.

Dy artistët do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte anë e mbanë Evropës gjatë stinës së dimrit. /Telegrafi/