Edhe një këngë e re ritmike i është bashkuar një numri të madh të ardhur kohët e fundit në tregun shqiptar.
Mimonza Shkodra dhe Skerdi kanë bashkuar forcat për të sjell video projektin e ri para publikut të tyre.
“T’lutem” titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Tekstin dhe melodinë e ka punuar Skerdi, ndërsa videoja e këngës është realizuar nga Jaydee.
Ndryshe, këngëtarët do të mbajnë gjatë verës disa koncerte si dhe do të vijnë ndaras me këngë të reja. /Telegrafi/