Skenës politike në Maqedoni i është shtuar Lidhja Demokratike e Boshnjakëve (LDB).
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se formohet për qëllim të përfaqësimit të interesave të boshnjakëve, të mbrojë dhe përparojëtë drejtat e tyre në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë, ligjet, standardet ndrëkombëtare dhe partitë.
Sipas tyre, të drejtat e boshnjakëve nuk janë realizuar plotësisht, pasi që ka ngecje praktike të tyre, duke shtuar se përfaqësimi në institucione është mjaft i ulët, pra 0,3%.
Partia ka programin e saj, kurse për kryetar është zgjedhur Munir Kolashinac./Telegrafi/