Site icon Telegrafi

Skenës muzikore i shtohet edhe një artiste e re

Skenës muzikore i është shtuar edhe një artiste e re, e ajo është Diellza Kadriu.

Diellza, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka promovuar këngën e saj të parë “Sikur andërr”.

Kënga është shkruar nga Bim Bimma dhe artistja thotë se sjellë energji pozitive. Diellza thotë se ka dashur t’u ikë teksteve të dashurisë pasi sipas saj tashmë janë bërë demode.

Artistja e re thotë se kënga i përket zhanrit “rege”, por në të ardhmen synon të sjellë në skenë edhe këngë të zhanreve tjera.

Diellza pas projektit të parë thotë se tashmë ka filluar përgatitjet për këngën e radhës.

Artistja poashtu është e hapur edhe për bashkëpunime nga producentë të ndryshëm. /RTV Dukagjini/

Exit mobile version