Site icon Telegrafi

Skenë prekëse para spitalit, 81-vjeçari nuk mund ta vizitonte gruan e sëmurë nga coronavirusi – u ul para dritares së dhomës dhe luajti në harmonikë

Coronavirusi pothuajse çdo njeriu në botë ia ka vështirësuar jetën, në veçanti atyre që për shkak të COVID-19 janë ndarë.

Italiani Stefano Bodzini, 81-vjeç, nuk ka mundur ta vizitojë gruan e tij sëmurë në spital, kështu vendosi t’ia zbukurojë ditën në një mënyrë unike, transmeton Telegrafi.

Qëndroi i ulur në karrige para dritares së dhomës së spitalit ku ishte e shtrirë gruaja e tij, dhe filloi të luaj në harmonikë.

E ky moment prekës është filmuar derisa gruaja e tij Carla Saki po e vështronte nga dritarja e katit të dytë në Kastel San Giovani, qytet ky në veri të Italisë.

Stefano luatji një miks-baladash dhe këngë të dashurisë – për të kaluar më pas në këngët e preferuara të partneres së tij. Dyshja janë qe 47 vite të martuar. /Telegrafi/

Exit mobile version