Një video magjepsëse është publikuar së fundmi në faqen “Biokovo” në Facebook.
Shikuesit kanë mundësinë të shohin se si duket kur “lumi i gurëve” rrjedh nga mali me të njëjtin emër në Kroaci.
Regjistrimi i pazakontë zgjat një minutë dhe gurët lëvizin në të njëjtin drejtim gjatë gjithë kohës – dhe thjesht hipnotizojnë shikuesit.
Mbi 10 mijë komente dëshmojnë se sa i rrallë dhe magjepsës është ky fenomen dhe një numër i madh vijnë nga jashtë.
“Është një nder i veçantë të vëzhgosh migrimin vjetor të gurëve”, “Këta janë Rolling Stones të vërtetë”, “Peshku në këtë përrua duhet të jetë i fortë”, lexojnë disa nga mesazhet.
Përdorues të shumtë të Facebook-ut përmendin në video të riun, i cili sipas tyre po qëndronte shumë pranë “gurëve që rrotulloheshin” duke rrezikuar kështu jetën. /Telegrafi/