Site icon Telegrafi

Skenë e sikletshme në familjen mbretërore në Spanjë, mbretëresha Letizia mundohet të mënjanojë vjehrrën

(Foto: Getty Images)

Mbretëresha e Spanjës dhe mbretëresha e saj janë zënë në një skenë shumë të sikletshme nga kamerat gjatë Meshës së Pashkëve.

Xhirimi i fundit i familjes mbretërore të Spanjës, ka zbuluar se marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes janë të acaruara.

Kjo vërehet kur Sofia, ish-mbretëresha e Spanjës, përqafon dy mbesat e saj, teksa nusja e saj, mbretëresha Letizia, bën një gjest të pahijshëm teksa mundohet të largojë dorën e vjehrrës nga supi i vajzës së saj.

Ky gjest ka treguar haptazi se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të tensionuara.

Kjo situatë ka vënë në siklet edhe 12-vjeçaren Leonora, e cila ka shikuar shtrembër mamanë e saj, teksa më pas ka hequr edhe dorën e gjyshes.

Mbreti spanjoll Felipe ngeli gjithashtu i sikletosur nga kjo situatë, ndërsa u përpoq më pas që ta qetësojë nënën dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, pas Meshës së Pashkëve, familja u pa e bashkuar së bashku duke festuar në “harmoni dhe të lumtur”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=u3UybfWwMTc

Exit mobile version