Site icon Telegrafi

Skenë e shëmtuar në Tiranë: Boksieri serb del në ring me këngë anti-Kosovë, por në fund mposhtet me nokaut

Mbrëmjen e së dielës në Tiranë u zhvillua një aktivitet boksi, që nuk la shije të mirë për organizatorët dhe të pranishmit në sallë apo ata që e ndoqën nga ekrani.

Boksieri serb, Stefan Maric doli në ring me këngën “Gëzohu popull serb”, që është këngë që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë.

Paçka këtij “motivimi” serbi nuk ia doli të fitonte pasi suksesi shkoi për shqiptarin Ahmed Koçi.

Boksieri kuqezi fitoi pas raundit të dytë me ‘K.O.’, por të gjitha kritikat shkuan për organizatorët për shkak të këngës kundër Kosovës.

VIDEO

 

Exit mobile version