Telegrafi

Skenë e pazakontë nga Bosnja e Hercegovina, buri i moshuar qëndron i ulur në kolltukë në mes të rrugës – kënaqej në një ditë me diell

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e pazakontë nga Mostari i Bosnje e Hercegovinës, ku një burrë i moshuar qëndron i ulur në një kolltuk në trotuar.

Një përdorues i TikTokout ka publikuar një video me mbishkrimin “një është Mostari”, ku dëshmon situatën e pazakontë në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Gjykuar nga pamjet, burri i moshuar në video kishte vendosur të kënaqet në një ditë me diell, kështu që para ndërtesës në trotuar qëndroi i ulur në kolltuk dhe vështronte drejt rrugës.

Akoma nuk dihet sesi kishte përfunduar kolltuku në rrugë, kurse videoja për pak kohë është bërë virale në rrjetet sociale, ku vetëm në videon e parë (origjinale) ka marrë mbi 100 mijë shikime dhe qindra komente.

“Një ditë e zakonshme në Mostar. Lum ata, ata kanë ulëse të mira, e jo sikurse ne nga druri. Mbreti i asfaltit. Po e pret taksinë. E ka dëbuar gruaja”, ishin disa nga komentet e shumta. /Telegrafi/

@ostavljam_za_kave #zrinjskimostar #hercegovina #viralvideo #mostar #sunce ♬ original sound – dajem za kave