Telegrafi

Skenë e pakëndshme gjatë takimit zyrtar të presidentit francez, qeni urinon pranë kaminit (Video)

Takimin zyrtar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe tre sekretarëve shtetëror, për një moment e ka ndërprerë një qen i zi i racës labrador, dhe atë në një mënyrë jo edhe aq të këndshme.

Në fakt, derisa Macron po bisedonte me zyrtarët e lartë në zyrën e tij në pallatin presidencial, është shfaqur labradori dyvjeçar Nemo që presidenti francez dhe bashkëshortja e tij e kanë marrë nga një strehimore, i cili filloi të urinoj para kaminit, transmeton Telegrafi.

“Fillova të pyes nga po vjen kjo zhurmë”, ka komentuar sekretarja.

Veprimi i qenit i ka bërë të pranishmit të qeshin.

“A ndodh kjo shpesh?”, ka shtuar funksionari tjetër.

“Keni ndikuar në sjellje të këqija të qenit tim”, ka deklaruar Macron duke bërë shaka. /Telegrafi/