Në periferinë napolitane, Vomero, për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi, teksa një gropë e madhe është hapur në mes të rrugës.
Në atë moment ka kaluar një veturë, e cila ka përfunduar në “greminë”, krahas një katër rrotësh të parkuar, raporton La Stampa.
Në vendngjarje kanë arritur ekipet e shpëtimit, policia dhe zjarrfikëset, ndërsa ushtarët kanë qenë të parët në ndihmë të pasagjerëve të frikësuar.
Paura a Napoli, dove nel quartiere Vomero una voragine ha squarciato il suolo, inghiottendo un'auto pic.twitter.com/aRubYsBIm4
— Fanpage.it (@fanpage) February 21, 2024
Ata u vendosën aty pranë, si pjesë e fushatës “Strade Sicure” (Rrugë të sigurta).
“Ne mbijetuam nga një mrekulli, mund të ishte shumë më keq. Jemi gjallë falë ushtarëve tanë”, kanë thënë viktimat e ngjarjes së çuditshme.
Kryetari i Napolit tha se qyteti ka një “sistem kanalizimi që nuk është mirëmbajtur prej vitesh”.
“Jemi duke realizuar një projekt të monitorimit të vazhdueshëm të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, shtoi ai. /Telegrafi/