Site icon Telegrafi

Skenderovski: Nesër do të vendosim për fatin e të punësuarëve në Jugohrom (Video)

Në emisionin më të ri “10 minuta” në TV21, , mysafir ishte drejtori i kombinatit Jugohrom, Vasko Skenderovski, i cili foli për fatin e të punësuarëve në këtë fabrikë, pas mbylljes së saj, duke thënë se nesër do të takohet me sindikatën e fabrikës për të vendosur për fatin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nesër do të takohem me sindikatën e fabrikës që të vendosim çështjen më të vështirë, çfarë më tej me të punësuarit. Vendimi optimal do të ishte që të gjithë deri në fund të vitit të jenë në punë të rregullt, pastaj ligjrisht do të kenë të drejtë të jenë në Entin për Punësim dhe të marrin një kompensim minimal. Bëhet fjalë për 720 të punësuar”, deklaroi Skenderovski./Telegrafi/

Exit mobile version