Të punësuarit në ”Jugohrom” edhe në dhjetorë do të mbeten në marrëdhënie të rregullt pune, edhe pse kombinati nuk punon. Kjo u bë e ditur nga drejtori Vasko Skenderovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai paralajmëroi se në dhjetor do të takohet përsëri me Sindikatën e punëtorëve, sipas kushteve që do të jenë, ndërkaq shprson që Komisioni i shkallës së dytë në Qeveri, të vendosë pozitivisht ndaj ankesës së tyre.
Sipas tij, në kombinat është duke u dërtuar sistemi i filtrimit, ndërkaq vonesat i arsyetoi me vonesat në marrjen e lejes për punime. Skenderovski paralajmëroi se sipas të gjitha gjasave, fabrika nuk do të punojë deri në prill të vitit 2017.
Humbjet e menaxhmentit parashikohen të jenë nga 300 e deri më 400 mijë euro në muaj. Bajram Amiti nga Sindikata e të punësuarve paralajmëroi radikalizim të grevës së tyre, nëse nuk gjindet një zgjidhje./Telegrafi/