Skuadra shqiptare Skënderbeu ka transferuar dy futbollistët kosovar Samir Sahiti dhe Florent Sejdiu. Lajmin e ka bërë i ditur një burim i afërt i gazetës me dy futbollistët në fjalë.
“Florenti dhe Samiri kanë nënshkruar kontrata gjashtë mujore me Skënderbeun. Futbollistët do të fitojnë shumë më shumë së në Kosovë”, ka thënë burimi në fjale, kurse transferimin e këtyre dy lojtarëve të dëshmuar në futbollin e Kosovës e ka mundësuar menaxheri Nexhmedin Haxhiu.
Duhet cekur se Samir Sahiti, i cili ka luajtur gjatë vjeshtës për skuadrën e Ferizajt ishte provuar të skuadra e Tiranës dhe Kukësit por nuk kishte mundur t’i kaloj provat. Ndërsa futbollisti tjetër Florent Sejdiu ishte në kontakte me Trepçën ’89, por synimi i tij ishte të transferohet në Shqipëri dhe një gjë e tillë edhe u realizua.
Disa nga lojtarët që janë transferuar gjatë janarit në futbollin shqiptar janë Ahmet Haliti, Armend Kastrati, Lulzim Dushlaku dhe Liridon Ahmeti. /Epokaere/Telegrafi/