Në Fondin “Lef Nosi” të AQSh haset një numër i madh ftesash, fletushkash informative apo pllakata shfaqjesh artistike që janë dhënë në Tiranë apo Elbasan, gjatë viteve ’20-’30 të shekullit të shkuar.
Një prej tyre pllakatave është ajo që lajmëron shfaqjen e tragjedisë me pesë akte “Skënderbeu” shkruar prej Et’hem Haxhiademit dhe shfaqur në vitin 1937 në Kino-Theatër “Nasional”.
Interesant është shënimi në pllakatë: fondet e mbledhura nga shfaqja do të përdoren për sjelljen e eshtrave të poetit kombëtar Naim Frashëri në atdhe.