Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë votuar propozimin për ndryshimin e emrit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq më Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
“Iniciativa e kuvendarëve shqiptare është kundërshtuar nga kuvendarët serb, po është përkrahur nga qytetarët shqiptarë”, ka thënë për RTK-në Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Nëse do ta miratojë emërtimin e ri të sheshit në Bujanoc, Ministria serbe e Pushtetit Lokal, mbetet të shihet në ditët në vijim.
Ndërkohë shqiptarët mendojnë se Skenderbeu ka qenë hero i përmasave ballkanike dhe se rrugë e sheshe të shumta në botë bartin emrin e tij.