Site icon Telegrafi

Skënderbeu ndan pikët me Young Boysin (Video)

Skënderbeu ka barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës ndaj Young Boysit në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja tregoi lojë të mirë dhe të matur gjatë 90 minutave përball një kundërshtari shumë të fortë, siç ishin zviceranet e Young Boysit.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që luajtën më shumë në mesfushë dhe krijuan disa gjysmë raste, të cilët nuk përfunduan në gol.

Në pjesën e dytë, u rrit volumi i lojës dhe kështu erdhën edhe dy gola të shumë pritura.

Së pari ishin vendasit nga Korça, të cilët shënuan në minutën e 64 me anë të Ali Soëe, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gjergji Muzakës.

Megjithatë, epërsia e ‘Ujqërve të Dëborës’ nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 72-të ishte Roger Assale, i cili barazoi rezultatin pas një aksioni të mirë.

Deri në fund të takimit pati edhe disa gjysmë raste nga të dy skuadrat, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version