Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Austri, ku po kalon fazën përgatitore para fillimit të stinorit të ri.
Korçarët u ndeshën me nënkampionen e Kroacisë, Rijekën, prej së cilës u mposhtën me rezultat 2-1.
Dy golat e para erdhën nga kroatët, ndërsa Skënderbeu e ngushtoi disavantazhin në minutën 35-të me golin e James Adeniyit.
Skënderbeu ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Austri do ta zhvillojë më 3 korrik kundër skuadrës së Ansi Agollit, Qarabag