Telegrafi

Skënderbeu mposht ekipin e Ansi Agollit

Skënderbeu ka mbyllur fazën përgatitore në Austri, ku në miqësoren e dytë ka mundur me rezultatin 1-0, Qarabagun e Ansi Agollit.

Në këtë sfidë skuadra e drejtuar nga Agostineli ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Ka qenë mbrojtësi kroat Radas i cili i ka dhënë fitoren skuadrës korçare, duke shënuar një supergol me anë të një goditjeje dënimi.

Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë korçarët u mundën me rezultatin 2-1 nga Rijeka.