Skënderbeu ka mbrojtur titullin e kampionit në Shqipëri.
Skuadra korçare fitoi titullin e gjashtë rresht në Superligë pasi mposhti në xhiron e fundit Flamurtarin me rezultat 2-0.
Fitorja e sotme e çon Skënderbeun në total prej 79 pikësh, pesë më shumë se ndjekësi i parë Partizani që u mposht 1-2 nga Teuta, transmeton Koha.net
Kukësi mbyll sezonin në pozitën e tretë, ndërsa një rang më poshtë bien Bylisi dhe Terbuni.